Instituti i Gjeoshkencave ka bërë parashikimin e motit në vendin tonë. Sipas IGJEUM, sot, pasditen e të dielës do të ketë reshje me intensitet të lartë, të cilat do të jenë më të përqëndruara në veri dhe në jug të territorit. Në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjëve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.
Ndërsa në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.
Nesër, temperaturat në bregdet do të variojë: 11 / 15 °C; në vendet e ulëta: 10 / 14 °C; në vendet malore: 5 / 11 °C. Sot, era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe zonat malore, ndërsa nesër pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Diskutime rreth kësaj post