Olta Gixhari është një nga konkurrentet më të komentuara të “Big Brother Vip” këtë edicion. Madje ajo është konsideruar edhe si “Prima Dona” e shtëpisë nga vetë opinionisti Arbër Hajdari.
Nëse në njërën anë qëndron Luizi, Olta duket se është në anën tjetër. Ose të paktën kështu janë ndarë “tifozeritë” dhe grupet brenda shtëpisë.
Së fundmi, Olta ka rrëfyer diçka jo në lidhje me Luizin. Aktorja ka treguar çmendurinë e saj më të madhe.
“Gjithë shoqëria ime ditën më të çmendur e kanë ditën që kanë ndenjur me mua. Në mes të detit kam ngelur një herë me Eni Shehun. Te varka jonë e vogël, çoheshim e kërcenim, po na mbaronin cigaret, nuk kishim më verë për të pirë. Vetëm qeshnim me lot, po binte errësira. Dhe ne ishim thjesht një pikë mes detit. Rastësisht kalon një skaf, që na merr, na nxjerr në breg, përndryshe ne sot e kësaj dite aty do të ishim.”
Kujtojmë që këtë javë Olta Gixhari është në nominim së bashku me Luiz Ejllin, Efin, Kristin dhe Ronaldon. Na duhet të presim të shtunën mbrëma për të parë kush do të lërë shtëpinë e “BBV”.
Diskutime rreth kësaj post