Godina e Teatrit Kombëtar, u shemb si sot 3 vite më parë, në 17 maj të 2020 në orët e para të mëngjesit. Aksioni i IMT-së u ndihmua nga forca të shumta policie, të cilat përdorën dhe dhunën për të nxjerr protestuesit nga godina. Pas shembjes së godinës së teatrit nisën protesta dhe rezistencë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, të cilat janë mbështetur dhe nga opozita.
Ka qenë aktori Flor Binaj i cili n një postim në profilin e tij në Instagram i cilli në “përkujtim” të godinës ka renditur disa fakte historike interesante për TK.
Më poshtë Binaj bën thirrje për rindërtimin e godinës së Teatrit Komëntar në të njëjtën formë dhe projekt siç ka qenë.
Postimi:
Sot mbushen 3 vjet nga prishja e Teatrit Kombëtar, i cili si ndërtesë unikale historike duhet rindërtuar siç ka qenë, madje përveç teatrit të shërbejë edhe si muze!
Më poshtë janë disa fakte historike interesante që kanë lidhje me të:
👉 Ka qenë ndërtesa më e vjetër funksionale ku ishte luajtur teatër
👉 Aty ka lindur Instituti i Studimeve Shqiptare (më vonë u quajt Akademia e Shkencave)
👉 Shkolla e Rektorëve “Aleksandër Moisiu” (më vonë Instituti i Lartë i Arteve, Akademia e Arteve), sot Universiteti i Arteve
👉 Cirku i Tiranës (i vetmi cirk në Ballkan)
👉 Estrada e Shtetit (më vonë Estrada e Tiranës, Teatri i Varietesë), sot Teatri i Metropolit
👉 Lidhja e Shkrimtarëve
👉 Filarmonia e Shtetit
👉 Kampionati i Parë i Boksit
👉 Koncertet e para folklorike shqiptare
👉 Opera e parë (italiane)
👉 Gjygji i parë komunist (i paligjshëm) i fillimit të diktaturës komuniste
👉 Përveç vlerave historike që ka shtojmë edhe vlerat arkitektonike të cilat i kanë shprehur specialistët italianë të Universitetit të Barit: “Ky projekt i Giulio Berte është një shkrirje (në italisht “a metà strada)”, midis pikturave të De Chirico dhe vizatimeve (projekteve) të Antonio Sant’Elia.
👉 Është quajtur një arkitekturë e shkëlqyer e postfuturizmit, në Shqipëri e vetmja (sot “specie” në zhdukje në të gjithë botën).
Rindërtimi i Teatrit Kombëtar duhet bërë siç ka qenë në projektin origjinal, merrni shembull Teatrin Glob në Britani (Globe Theatre) që është ndërtuar nga e para, është rindërtuar me të njëjtën teknologji siç ka qenë përpara 300 vjetësh, është ndërtuar me dru, nuk ka pjesë metalike dhe çatinë e ka me kashtë!
Diskutime rreth kësaj post