Një qershori është Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së Fëmijëve, ku vëmendja e prindërve, shtetit dhe shoqërisë drejtohet tek fëmijët në drejtim të respektimit të të drejtave të tyre dhe rritjes të mirëqenies.
Në këtë ditë, fëmijët bëhen qendra e botës dhe aktivitete të shumta u kushtohen vetëm atyre.
Një qershori është i mbushur me aktivitete të larmishme nga të gjithë fëmijët.
Dita e Fëmijëve është vendosur me 1 Qershor, pasi në këtë datë është mbajtur konferenca botërore e mirëqenies së fëmijëve në Gjenevë, në 1925.
1 Qershori e ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina. Në vitin 1925 konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko, mblodhi sëbashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetim kinezë, të celebronin në festivalin e “Anijes së Dragoit”.
Kjo rastisi të ishte në të njëjtën ditë me konferencën në fjalë. Festa e 1 Qershorit, filloi të festohet pas dy vitesh. Shumë vende të botës, e kanë pranuar atë si festën ndërkombëtare të fëmijëve dhe realizojnë festime, të cilat kanë si qëllim të rrisin vëmendjen në drejtim të mirëqenies së tyre!
Diskutime rreth kësaj post