Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca është takuar me Kryetarin e KLP-së Gent Ibrahimi. Takimi u zhvillua në kuadër të Reformës në Drejtësi dhe punën e bërë nga prokuroria shqiptare në lu.ftën kundër kr.im.it.
Soreca përmes një postimi në Twitter, teksa uron kryetarin Ibrahimi për punën e bërë deri tani thekson se Bashkimi Evropian vijon të mbështesë punën e KLP-së.
Postimi i Sorecës:
“Urime Kryetarin Gent Ibrahimi për punën e bërë deri më tani nga KLP në Shqipëri. Sfidat janë përpara për të mbështetur progresin e bërë në funksion të fazës së re të reformës së drejtësisë . Thelbësore për të ruajtur pavarësinë dhe integritetin e sistemit të ndjekjes penale. Bashkimi Evropian vijon të mbështesë punën e KLP-së”, shkruan Soreca.
Diskutime rreth kësaj post