Luigi Soreca rikthehet si ambassador i Bashkimit Europian në Tiranë.
Pas largimit të gjermanes Christine Hohman e cila hoqi dorë nga shërbimi diplomatik i BE për t’iu rikthyer diplomacisë gjermane, si ambasadore në Irak, pritet që nga 1 shtatori në Shqipëri, delegacionin e BE ta drejtojë diplomati Italian.
Luigi Soreca ka qenë në këtë detyrë në vendin tonë për katër vite rresht gjatë periudhës 2018-2022.
Ai u largua nga Shqipëria një vit më parë dhe prej asaj kohet ka shërbyer në ekipin e Përfaqësuesit të Lartë te Bashkimit Europian ne Bruksel, Josep Borrell.
Diskutime rreth kësaj post