“Topin e lamë tek Topi, këtu do të tregojmë lajme të vërteta në Real Story”.
Kështu e ka komentuar sot në mbrëmje në lajmet e Vizion Plus, fillimin e emisionit të tij në këtë ekran gazetari Sokol Balla.
Ai tha se qëllimi i vazhdimit të sezonit të tij nuk do të jenë lajmet scoop që qëmtojnë portalet, por gjetja e pse-ve për problemet që shtrojnë qytetarët.
Burime të Top Channel bënë me dije se Balla u largua nga ky ekran si pasojë e presionit që ushtronin drejtuesit e TV-së për të ndryshuar linjën editoriale nga pro në kundër qeverisë.
Ndërsa drejtuesit e Top Channel që kanë bërë një kthesë të papritur editoriale pretendojnë se Balla nuk i përgjigjej frymës së re kritike ndaj Ramës.
Premiera në Vizion Plus do të shërbejë në një farë mënyre edhe për të zgjidhur dilemën se kush kishte të drejtë.
Diskutime rreth kësaj post