Sa herë që Luiz Ejlli udhëton drejt një vendi ku do mbajë koncertin e radhës, fansat e pyesin se ku është partnerja e tij, Kiara Tito, e për këtë arsye, duket se fituesi i “Big Brother VIP 2”, ka vendosur që ta marrë me vete moderatoren në një event që ka pasur mbrëmë.
Këngëtari u shfaq në një club nate në Ferizaj, për të performuar për publikun.
Në prapaskenë e shoqëronte edhe Kiara, duke e suportuar në çdo ditë në karrierën e tij muzikore.
Para se të këndonte këngën që i ka dedikuar asaj “Me Ty”, ai e afroi partneren pranë vetes.
Luizi pati edhe një thumb për të gjithë ata që thonë se çifti janë ndarë, sa herë qëndrojnë për një kohë të gjatë pa u shfaqur bashkë në publik.
“Ku e ke Kiarën, pse nuk ke dalë me Kiarën, pse pa Kiarën? Pse dole me Kristin? Kështu që sot ka thënë dua me ardhur me të përcjellë. Sonte kam ardhur me gruan. Ka ardhur me marrë në shtëpi”, tha këngëtari i dashur për publikun.
Çifti po përpiqet të jetojnë dashurinë e tyre larg vëmendjes së publikut, por tashmë edhe çdo mosveprim i tyre komentohet në rrjet si një ndarje e mundshme.
Diskutime rreth kësaj post