Banorët e Astirit vijojnë edhe sot protestën e tyre kundër projektit të “Unazës së Re” i cili parashikon të shemb disa nga banesat dhe bizneset e tyre.
Ata deklaruan se nuk do të tërhiqen nga protesta deri në ditën kur do të anullohet projekti që sipas tyre është korruptiv.
Njëri prej tyre tha:
“Lavazhi që kërkon t’i bëjë Ermal Mamaqi kryeministrit nuk do mund të arrijë të fshijë llumin e korrupsionit të tij. Sot shikoni Barcelonën dhe bojkotojeni këtë emision”.
Ai njoftoi se do të marrin pjesë çdo ditë në protestat e studentëve duke filluar që nga e hëna.
Diskutime rreth kësaj post