E ftuar në një emision televiziv, gazetarja Sonila Meço ka folur për jetën e saj profesionale dhe për arsyet përse është “pozicionuar” kundër qeverisjes së Edi Ramës.
Meço thotë se është e dhimbshme shpopullimi i Shqipërisë këto 10 vitet e fundit, ndërsa rendit disa nga arsyet që kanë bërë të rinjtë dhe intelektualët të braktisin vendin tonë. Meço tha se Shqipëria me kaq pasuri natyrore dhe burime të pashtershme e ka të pamundur të prodhojë e vetme energjinë elektrike apo grurin.
Gjatë fjalës së saj, Sonila Meço bën përgjegjëse qeverinë e cila sipas saj ka vrarë shpresën e çdo shqiptari.
“Në Shqipëri jeta është shumë e vështirë. Sa del në mëngjes përballesh me gjëra që nuk i gjen nëpër Europë. Çmimi i naftës këtu është tmerr, trafiku po ashtu, vështirësi e madhe të përballosh jetën në Shqipëri. Të ik gjithë dita rrëmujë dhe kohë e harxhuar dhe kur shkon në darkë shkon e lodhur shumë dhe nuk ke kohë këtu në Shqipëri. Unë që kam vendosur të jetoj këtu nuk ka kuptim të shaj gjithë kohës por duhet që ata që janë lart në qeveri që të japin maksimumin për të lehtësuar dhe për të bërë jetën më të mirë ndaj qytetarëve.
Unë kam vendosur që të jem kundër kësaj mazhorance. Nuk bëj kurrë një analizë nëse nuk kam fakte kundër qeverisë. Unë jam natyrë shpirtërore që nuk ndihmon gazetarinë dhe përfshihem shpesh emocionalisht. Përpjeka ime nuk është ti bie këtij që është në qeveri dhe do të vijë një tjetër ta bëjë prapë kështu, duhet ndryshuar mënyra për të bërë punën e kryeministrit.
Shqipëria është diell plot, ujë, liqene, dete, male, gryka erë, dhe ankohemi ne për grurë dhe për energjinë elektrike ku kemi shumë burime. Ne si Shqipëri kemi gjithçka, kaq shumë burime por duhet të falenderojmë Serbinë që na ndihmon. Është e pabesueshme që në Dibër hidhet qershia dhe nuk e ble askush. Ky është dështimi i madh i qeverisë dhe në fund të ditës bën bilancin. Shikon që gjithë kjo pasuri e Shqipërisë të gjendet sot vendi më i varfër në Europë ka diçka që nuk shkon, ky është dështimi. Kjo Shqipëri është shtrydhur në mënyrën më të keqe të mundshme dhe më e keqja është shpopullimi, ika e të rinjve jashtë vendit.
Në 10 vitet e fundit janë larguar shumë intelektualë që ishin asete të vyera, nuk shikonin shpresë në Shqipëri. Mënyra e jetesës varet me ujin që pi tek rubineti, me oksigjenin që thithim, me arsimin që ndodhet këtu dhe jashtë shtetit. Gjërat bazike janë keqpërdorura në Shqipëri. Kemi shkatërruar gjithë qytetet, edhe Durrësin. Çdo shërbim jashtë shtetit është më mirë se në Shqipëri”, u shpreh Sonila Meço.
Diskutime rreth kësaj post