Për më pak se 24 orë në SHBA do të nisin zgjedhjet që do të përcaktojnë presidentin e 45-të në histori dhe ankthi sa vjen e rritet.
Sondazhet e fundit tregojnë se diferenca mes dy kandidatëve kryesorë është shumë e vogël.
Në rang kombëtar Hillary udhëheq me 44,5 përqind ndaj 42,3 përqind të Trump, raporton USA Today.
Ndërkohë që media e njohur amerikane raporton dhe sondazhet e fundit nëpër shtete ku ka diferenca shumë të vogla.
Në Florida, Clinton udhëheq 47 me 46 përqind ndaj Trump, ndërkohë që Trump udhëheq në Ohajo 46.6 përqind, kundrejt 45 përqind të Clinton.
Diskutime rreth kësaj post