Sondazhi për rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit në Report Tv nga “Instituto Piepoli”, kompania lider në tregun e sondazheve në Itali. Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, nga 800 të anketuarit nga instituti “Piepoli”, PS do të fitonte në rang kombëtar 69-73 mandate në Kuvendin e Shqipërisë, ose 48-52% të votave. PD do merrte 28-32% të votave ose 41-45 mandate në Kuvend. Lëvizja Socialiste për Integrim, në rang kombëtar sipas sondazhit ruan të njëjtat shifra si në 2013-ën me 9-13% të votave ose 14-18 deputetë në Kuvend.
Sipas projeksioneve të sondazhit, mandate parashikohet të marrin edhe parti të vogla si LIBRA, SFIDA, FRD dhe PDIU nga 2-4 mandate. Të dhënat e sondazhit u prezantuan nga presidenti i Institutit “Piepoli”, Roberto Baldassari.
Nëse zgjedhjet do zhvilloheshin sot 140 mandatet në Kuvendin e Shqipërisë do të ndaheshin kështu?
PS, 48-52% vota, 69-73 mandate
LSI, 9-13% vota, 14-18 mandate
PBDNJ- 0-2% vota, 0-2 mandate
PD, 28-32% vota, 41-45 mandate
PR, 1-3% vota, 1 mandat
PDIU, 1-2% vota, 2-4 mandate
FRD, 0-2% vota, 0-1 mandate
LIBRA, 1-3% vota, 1-3 deputetë
Sfida 1-3 % vota, 1-3 deputetë
NESE DO VOTOHEJ SOT
Si ndahen mandatet në Qarkun e Tiranës
PS, 51-55% vota, 15- 19 mandate
PD, 27-31% vota, 9- 13 mandate
LSI, 5-7% vota, 1-3 mandate
LIBRA, 3-5% vota, 1-2 mandate
PDIU, 0-2% – 0-1 mandat
FRD, 1-3%, 0-1 mandat
Diskutime rreth kësaj post