Sipas një sondazhi, qytetarët e Tiranës janë të mendimit pzitiv, për PL. Mendimi pozitiv për Partinë e Lirisë është rritur nga 9% që ka qenë në muajin shkurt, në 12% në mars.
Ndërsa mendimi negativ ka pësuar një rënie nga 86.4% në shkurt në 80.4% në mars. Por ka pasur një shtim të qytetarëve të Tiranës, që nuk kanë një mendim për Partinë e Lirisë nga 4.6% që ishin në shkurt në 7.6% në mars.
Kur i shohim ata që kanë mendim pozitiv për Partinë e Lirisë, ka një rënie numrit të qytetarëve socialistë që kanë mendim pozitivë për PL nga 7.1% që ishte në shkurt në 4.3% në mars.
Ndërsa numri i demokratëve që kanë mendim pozitiv për Partinë e Lirisë, është rritur nga 12% në Shkurt në 24.1% në Mars.
Por numri i të pa identifikuarve politikisht që kanë mendim pozitiv për PL, ka rënë nga 7.1% në shkurt në 4.9% në mars.
Ashtu sikurse edhe mendimi pozitiv për partinë është rritur, edhe mendimi pozitiv për kryetarin e saj Ilir Metën nga 8.8% që ishte në shkurt në 12.4% në mars.
Ndërsa mendimi negativ për Ilir Metën, është ulur nga 87.6% që ishte në shkurt në 83.1% në mars.
Diskutime rreth kësaj post