Besueshmëria e socialistëve tek qeveria, ka pësuar një rënie muajin e fundit, ku sipas sondazhit të Barometit në Euronews Albania, besueshmëria e votuesve të PS-së tek qeveria, për muajin shtator ishte 58.5%, ndërkohë që në muajin tetor ka patur një rënie në 50.8%.
Por në ketë periudhë është rritur numri i socialistëve neutralë, ndërsa është rritur numri i votuesve të PS që kanë humbur besimin tek qeveria nga 10.8% në shtator, numri i atyre që nuk i besojnë qeverisë ka shkuar në 11.4% në tetor.
Besueshmëria nga qytetarët shqiptarë ndaj qeverisë po ashtu, ka pësuar një rënie nga 24.8% në shtator, në muajin tetor shënon 18.5%.
Në një muaj është rritur numri i qytetarëve neutralë ndaj besimit që kanë tek qeveria nga 26.8% në 29.6%.
Gjithashtu, është rritur edhe numri i qytetarëve që nuk kanë besim tek qeveria nga 48.4% që ishte në shtator në tetor ka arritur 51.7%
Diskutime rreth kësaj post