Në një sondazh të realizuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KFOS) dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipëri (OFSA), ka rezultuar se shqiptarët e duan bashkimin kombëtar, shkruan Gazeta Metro.
Në këtë sondazh të realizuar, 63 për qind e të anketuarve në Shqipëri dhe 54 për qind e të anketuarve në Kosovë janë deklaruar se duan që bashkimi kombëtar të arrihet.
Sikur do t’iu ofrohej mundësia për të votuar në referendum, 75 për qind e shqiptarëve në Shqipëri dhe 64 për qind e shqiptarëve në Kosovë do të votonin për bashkimin kombëtar.
16 për qind e të anketuarve në Shqipëri dhe në Kosovë nuk e duan bashkimin kombëtar. Shumica e tyre janë nga rajonet urbane, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.
Ata që e kundërshtojnë bashkimin në një shtet japin arsye të ndryshme, ndër të cilat më e shpeshta ka të bëjë me besimin se shtetet respektive të Kosovës dhe Shqipërisë funksionojnë më mirë si të ndara.
Derisa shqiptarët në Shqipëri mendojnë që “bashkësia ndërkombëtare” është faktori kryesor që ka fuqi ta mundësojë këtë ide, për shqiptarët e Kosovës këtë kryesisht mund ta bëjnë “liderët e Kosovës dhe Shqipërisë”.
Ky sondazh është bërë me qëllim që ta bëjnë matjen e qëndrimeve, perceptimeve dhe njohurive të qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës për temat që kanë të bëjnë me ndërveprimet mes shteteve dhe qytetarëve, si dhe bashkëpunimit mes vendeve të rajonit, qëndrimeve ndaj bashkimit kombëtar, integrimeve europiane dhe çështjeve tjera – e kanë realizuar një hulumtim të opinionit publik, të parin e këtij lloji, në Kosovë dhe Shqipëri.
Diskutime rreth kësaj post