Sokol Balla ka nisur një cikël të ri në karrierën e tij, si drejtor i rëndësishëm në Vizion Plus, ku dhe do të ketë emisionin e tij politik “Real Story”.
Por mesa duket ardhja e papritur e Ballës në Vizion Plus ka sjellë edhe “përplasjet” e para, edhe pse momentalisht vetëm për studiot televizive.
Është moderatorja Eva Murati, e cila ka zbuluar se emisioni i Ballës po bëhet pikërisht në studion e emisionit të drejtuar prej saj “Champions”.
Eva përmes një postimi në InstaStory, kur në Vizion Plus po transmetohej emisioni i Ballës, me nota humori e ka mikpritur me këto fjalë drejtorin e ri:
“Sokol Balla mbaje mirë ketë studio se është studio e Champions-it! Urime për emisionin!”, shkruan Murati në rrjetin social.
Diskutime rreth kësaj post