Gjatë ditëve të fundit në media po flitet se moderatori i njohur, Sokol Balla, do të largohet nga Top Channel. Mirëpo, a është kjo e vërtetë?
Mbrëmjen e djeshme ka qenë vetë gazetari i cili në fund të emisionit “Top Story”, ka thënë se donte të vijonte të qëndronte në Top Channel dhe “shpresoj të shihemi të hënën, por nëse nuk shihemi ju uroj më të mirën”, duke lënë të kuptohet se vendimi mbi qëndrimin e tij nuk varet nga vetë ai.
“Si gjithmonë shprehja duhet të ishte shihemi të hënën në orën 21:00. Unë, se kanë dalë disa portale se Sokol Balla ikën në televizion tjetër, unë nuk iki në televizion tjetër, ose më saktë nuk dua të iki asgjëkundi tjetër pasi e konsideroj Topin si shtëpinë time. Sigurisht në ccdo marrëdhënie njerëzore, marrëdhëniet janë dy palshe, nëse një palë nuk do tjetri duhet të largohet. Në këtë rast pala që do të rrijë jam unë”, tha Balla.
Sokol Balla u rikthye në Top Channel më 1 mars të këtij viti. Ishte vëtë gazetari i cili postoi një foto të godinës së televizionit, teksa bashkangjitur shkruajti: Sot në 1 mars 2022 futem në një derë nga dola në 31 dhjetor 2017. Shihemi së shpejti Top Channel?.
Diskutime rreth kësaj post