Pas largimit nga Top Channel, ai ka folur shumë pak. Arsyet e largimit, pavarësisht atyre që janë thënë në media, ende nuk dihen.
Por Sokol Balla këtë të enjte kur do të nisë edhe emisionin e ri në Vizion Plus, ka folur në lidhje me largimin nga Top Channel.
“Topin e lamë tek Top-i, Story e morëm me vete dhe jemi tek Vizioni”, ka thënë gazetari në një intervistë televizive.
Ndër të tjera ai ka thënë se kurrë nuk ka bërë kompromise në kurriz të së vërtetës. Pas 12 vitesh gazetari është larguar nga Top Channel ku ishte drejtor informacioni dhe gjithashtu drejtues i emisionit “Top Story”.
Diskutime rreth kësaj post