Kryetari i PD-së Lulzim Basha, ka lajmëruar përmes një mesazhi se ditën e nesërme kryesia e partisë do të marrë një vendim të rëndësishëm për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 2021.
Sociologu Ergys Mërtiri tha se në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike ditën e nesërme do të diskutohet për grupin, i cili përflitet se do të ndjekë procesin e listave që do të hartohen.
“Di që ka një mbledhje, ku do të diskutohet për grupin, i cili përflitet se do të ndjekë procesin e listave që do të hartohen. Flitet që Genc Ruli do të jetë pjesë e këtij grupi. Me sa di unë në PD listat do të dalin sipas parimit ‘një anëtar, një votë’.
Nuk dihet çfarë kompetencash do të ketë Ruli këtu, pasi është një çështje që do të shihet në vazhdim. Basha e ka zgjedhur Rulin si një prej njerëzve, që ka qenë kritik ndaj tij, por edhe për të treguar se listat nuk i kontrollon ai. Në një far mënyre ka hequr nga vetja zërat për një konflikt në PD. Për të shmangur këtë ja ka deleguar kompetencat një grupi”, tha Mërtiri për News24.
Diskutime rreth kësaj post