Kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Korçës, Ervin Salianji ka komentuar fushatën zgjedhore se çfarë pritet nga votimet e së dielës dhe pas tyre.
Sipas Salianjit, fushata ka qenë pozitive dhe e përqëndruar tek qytetarët. Ai shtoi se, pjesëmarrja masive dhe vota është e rëndësishme për të sjellë ndryshimin.
Deklarata e Salianjit:
“Pa diskutim, ne ditën e dielë do të sjellim ndryshimin e shumëpritur nga qytetarët shqiptarë, së bashku me ekipin e PD, së bashku me strukturën e PD, së bashku me socialistët që na janë bashkuar, së bashku me të gjithë qytetarët që kanë vite që presin. Fushata jonë ka qenë një fushatë pozitive, një fushatë e orientuar drejt zgjidhjes së problematikave të qytetarëve. Të paktën në këto 6 muajt e fundit ne kemi qenë në kontakt me qytetarët”, tha ndër të tjera Salianji.
Diskutime rreth kësaj post