Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj kritikoi projekt-buxhetin e qeverisë për vitin e ardhshëm, i cili nuk parashikon asnjë rritje rroge për punonjësit e rendit.Në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, shefi i Punëve të Brendshme në Shqipëri zbuloi rrogën e tij, e cila është e njëjta me rojen e homologut të tij të Kosovëss (900 €).
”Me këtë buxhet nuk është parashikuar rritje page për punonjësit e policisë. Sigurisht që duhet rritje dhe do parashikohet në 6 mujorin e dytë.Gjatë një takimi që pata me ministrat e Ballkanit mora vesh se roja i Ministrit të Brendshëm të Kosovës tha se merrte 900 € pagë. Roja atje merr aq pagë sa kam edhe unë”, bën me dije Lleshaj.
Diskutime rreth kësaj post