Deputeti i zgjedhur i PD-së në Lezhë, Mark Marku mbajti sot një fjalim të ashpër në Kuvendin Kombëtar të partisë.
Marku nuk i kurseu kritikat kur përmendi analizën e drejtuesve të qarqeve apo dhe atë të përgjithshme të Sekretarit të Partisë, Gazmend Bardhit, tha se analiza është bërë si një konflikt interesi dhe jo objektive. Në qarqet që PD ka fituar Bardhi paska thënë se nuk u arritën objektivat, ndërsa në qarqet ku është humbur ka raportuar për arritje të madhe të PD-së. kjo gjë e ka nervozuar deputetin e ardhshëm të PD-së, Mark Markun.
Debati:
Mark Marku: Kemi 30 vite që nuk jemi parti e parë, dhe këtë duhet ta pranojmë. Po nuk e pranuam këtë dhe të mendojmë që ne jemi një nga dy partitë kryesore në vend, atëherë jemi të humbur, kjo është ç’a është. Nuk mundet që Gaz Bardhi të analizojë punën e të gjithëve, të thotë në qarqet që kemi humbur se u bë përpjekje maksimale dhe u përmbushën objektivat maksimale, dhe në qarqet ku kemi fituar si në Lezhë për shembull, të thotë që u bë përpjekje minimale dhe u arritën objektivat minimale. Kur vetë Gaz Bardhi është për t’u gjykuar dhe analizuar për vete. Kjo s’mund të bëhet.
Emin Gjana: Unë nuk mund të flas, nuk është në kompetencën time, por dua të them për çka foli Marku më parë se është jashtë asaj që ka funksion ky kuvend. Çdo tentativë për t’u themeluar buron nga vendimi që merr kryesia dhe ¼ e Kuvendit Kombëtar.
Diskutime rreth kësaj post