I nxehti afrikan do të sjellë temperatura tepër të nxehta nga sot dhe gjithë fundjavën ku termometri do të shkojë deri në 40 gradë Celcius.
14 nga 18 qytetet e Shqipërisë do të kenë temperaturën maksimale mbi 35 gradë Celcius.
Gjirokastra dhe Elbasani e deri në 40 gradë Celcius
Tirana, Shkodra dhe Berati 39 gradë Celcius
Durrësi, Fieri e Saranda 38 gradë Celcius
Lezha dhe Vlora 37 gradë Celcius
Kukësi e Burreli 36 gradë Celcius
Erseka do të regjistrojë temperaturat maksimale më të ulëta me 32 gradë.
E premte
Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të sjellë mbizotërim të kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulëta. Ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të pakta vranësirash.
Por parashikohet që në pjesën e dytë të ditës vranësirat të shtohen duke u shfaqur edhe në zonën e ulët, POR në zonat malore Veriore do të krijojnë mundësi për shira të izoluar.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 39°C.
Elbasani dhe Gjirokastra vazhdojnë të kryesojnë si qytetet më të nxehta të vendit me temperatura deri në 39 gradë, ndërsa Erseka do të regjistrojë temperaturat maksimale më të ulëta me 31 gradë.
Era do të fryjë lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
E shtunë
Territori Shqiptar gjatë paradites do të mbetet në pjesën më të madhe në ndikimin e kthjellimeve, Por në zonat e thella malore do të ketë kalime të pakta të vranësirave. Ndërsa në orët vijuese pritet që vranësirat të shfaqen në të gjithë zonën malore dhe të ulët, KU në skajin Verior do të ketë shira të pakët.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 40°C.
Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.
Diskutime rreth kësaj post