Dy “skifterë” shqiptarë janë arrestuar në Greqi, si autorë të një sërë grabitjesh në banesat e të pasurve, mes të cilëve edhe në atë të këngëtarit të njohur grek, që ka vizituar se fundi edhe vendin tonë, Lefteris Pantazis.
Shqiptaret, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, me moshë 34 dhe 45 vjeç, u kapen mat teksa kishin hyrë në një banesë të radhës për ta grabitur.
Por, janë pikasur, pasi nuk ishin informuar mirë nëse pronaret kishin qenë brenda apo jo. Në kohën që ka mbërritur policia, ata kanë tentuar të hidhen nga dritaret, por nuk ia kanë dalë dot.
Mediat greke shkruajnë se dy shqiptarët kanë vjedhur në shtëpinë e këngëtarit grek, Pantazis, në kohën që ai nuk ka qenë në banesë.
Ata kanë kanosur mirëmbajtësit e shtëpisë dhe janë larguar prej andej me sende me vlerë, përfshirë edhe ora.
Foto:
Diskutime rreth kësaj post