Provokimet nuk kane te ndalur nga shoqata serbo – malazeze ne Shkoder, e cila kete here shenjestron rende historianet Shqiptare mbi figuren e heroit kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Kryetari Pavllo Janko deklaron se ai nuk eshte shqiptare dhe nuk ka ditur te shkruaje shqip, e per kete akuzat i hedh ndaj bibliotekes kombetare, e cila sipas Jankos ka fshehur dokumentat dhe faktet mbi kete te vertete te madhe.
“Kane fshehur dokumentat e Skenderbeut ne biblioteken kombetare te Shqiperise. Skenderbeu ka ditur te shkruaje vetem cirilisht. Gjithashtu ka ditur edhe Italisht, Turqisht dhe Greqisht, por jo shqip. Pse nuk e thone kombinacioni i historianeve Shqiptare kete fakt, por fshehen pas detajeve aspak te verteta”.
Por ndersa permend kete qendrim per Skenderbeun, Janko shkon edhe me tej, duke deklaruar se Shkodra e 1820 ne 90% te saj popullohej nga Serb. Deklarata tronditese keto te nje qytetari qe jeton dhe vepron ne Shqiperi, madje ulet edhe ne tryeza me zyrtare te larte te shtetit Shqiptar, e nga ana tjeter leshon te paverteta te medha. “1820 rreth 90% e njerezve kane qene Serb. Historianet Shqiptare duhet te thone te verteten, e jo te fshihen pas fjaleve. Faktet flasin vete” perfundon Janko.
Por ne fakt me shume sesa historianet, kreut te shoqates se pakicave serbo – malazeze duhet ti pergjigjet vete shteti shqiptar. Nese nje shqiptar do te fliste me kete gjuhe ne Serbi, ai jo vetem do te “kryqezohej” por natyrisht sot do te ishte nje person non grata nga ky shtet. Ndersa Janko qe jeton dhe vepron ne Shkoder, leshon pa fre te paverteta te medha dhe tenton te tjetersoje historine e Shqiperise, per ato pak perfitime qe i jep Serbia.
Pakicat duhet ta kuptojne vendin dhe rolin e tyre ne Shqiperi e kudo, te gezojne te drejtat qe u takojne, por jo te tejkalojne kufinjte sepse ne fund te fundit, historia ka faktet e saj dhe nuk mundet asesi nje individ i tille ta shtremberoje apo tjetersoje ate, ndonese guxon te flase publikisht, edhe pse shpesh nuk dihet se ne emer te kujt dhe per ke!
Diskutime rreth kësaj post