Analisti Skënder Minxhozi mendon se çështja e Berishës mban të kyçura dhe të marra peng shumë procese, duke e krahasuar me një gur dominoje që nëse bie, rrëzon dhe të tjerët.
“Kam përshtypjen se çështja e Berishës nuk është thjesht dhe vetëm çështje e PD-së. Kemi të bëjmë me atë që është precedenti i parë nëse do provohej largimi i një politikani të lartë. E parë në këtë aspekt unë mendoj që çështja e Sali Berishës është kryetema e gjithë politikës shqiptare. Problemi i qëndrimit të një partie të madhe si PD ndaj kryetarit historik është çështje modeli, çështje projektimi qëndrimi ndaj të shkuarës së vet, ndaj një trashëgimie të gjatë dhe shumë komplekse, ndaj një figure dominonte dhe kjo do të përbëjë shtratin mbi të cilin do të ecin shumë çështje.
Po flas për çështjen Berisha. Edhe mungesa e mbajtjes së një qëndrimi mund të jetë një qëndrim mes rreshtash. PD sot është viktimë e një rotacioni të pambyllur. Berisha kurrë nuk iku, Basha kurrë nuk erdhi. Qëndrimi ndaj Berishës është një qëndrim që mban sot të kyçura dhe të marra peng shumë procese paralele. Nëse Berisha ikën, është si ato gurët e dominosë, kur rrëzohet i pari ti pret të bëhet rreth i gjatë dhe të rrëzohen dhe të tjerat. Nëse Berisha qëndron do të mbajë në gjendje vegjetative PD, do ta tërheqë prej flokësh krijesën e vet dhe do japë një shtyrje për keq në të gjitha proceset hapëse, emancipuese e korrigjuese që priten dhe kanë të bëjnë me goditjen e asaj klase politike që nuk i duhet më shoqërisë shqiptare”, tha Minxhozi për News24.
Diskutime rreth kësaj post