Skenari i protestave në vijim: Berisha rri me turmën, por thirrjet për dhunë i bën…
Protesta e sotme e Partisë Demokratike, e cila degjenerojë në akte dhune, zbuloi edhe skenari e opozitës të diskutuar prej disa ditësh. Duke iu referuar protestuesve dhe eksperiencës së sotme, PD ka vendosur që ish-kreu historik Sali Berisha të mos mbajë fjalime në protestat që do të vijojnë, pavarësisht thirrjeve të pjesmarrësve të cilët thërrasin emrin e tij në çdo protestë. Kjo edhe për shkak se sfumohet roli i Bashës në PD.
Ndërkohë që policia ka vendosur të mos ndërhyjë për të frenuar me dhunë protestuesit, Lajme.al mëson se ky vendim ka ardhur me qëllim që opozita të vetëdiskretitohet para faktorit ndërkombëtar dhe aktorëve të tjerë të huaj. Nga ana tjetër, Besim Ndregjoni i cili është shfaqur shpesh si ish i përndjekur pro dhe kundër qeverisjes së Berishës, ka bërë sot thirrje që të sulmohet bunkeri te Ministria e Brendshme. Duhet thënë se bunkeri është i sapondërtuar për të shërbyer si një muze që përkujton absurdin e diktaturës.
Bazuar në eksperiencën e sotme dhe nga interesimi brenda partive të tjera opozitare, aleate të PD, Lajme.al mëson se është vendosur që Sali Berisha të mos shkëputet nga turma duke e shoqëruar atë që t’i japë zemër dhe për të krijuar idenë se PD nuk është e shkëputur nga ‘populli’. Nga ana tjetër, thirrjet për ushtrim dhune pritet t’i bëjnë përfaqësues si ish të përndjekur, ish-arsimtarë, njerëz të larguar nga puna apo të pakënaqur për shkak të taksimit dhe pagesës së energjisë elektrike. (Lajme.al)
Diskutime rreth kësaj post