Profesori Artan Fuga ka analizuar situatën politike brenda Partisë Demokratike. Sipas tij, Partia Socialiste në luf.tën mes Bashës dhe Berishës, kërkon që të fitojë Lulzim Basha.
Deklarata e Fugës:
“Sot PS po i ofron zotit Basha, ne jemi gati të të japim ty një akses më të madh ndikues mbi reformën territoriale. Kjo lidhet me faktin se partia në pushtet e thotë apo nuk e thotë në një farë mënyrë do që në luf.tën e brendshme mes Berishës dhe Bashës të mbështesë Bashën. Që të mbështesë Bashën dhe që të bëjë këtë duhet ti kërkojë militantëve të PD, që kanë një mërzi të madhe me lidershipin, ti tregojë që kjo opozitë ndikon. A do të shprehet kjo në një reformë territoriale, do ta shohim. Skena politike zien. Unë jam pozitiv për të gjithë qytetarët, për militantët e PD, për elektoratin, përgjithësisht për Shqipërinë”, tha Fuga.
Diskutime rreth kësaj post