Policia e kryeqytetit ka finalizuar operacioni “Mustang”, duke vënë në pranga 7 shtetas për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prostitucionit”.
Si rezultat, janë arrestuar në flagrancë dhe ndaluar shtetasit:
Nik Gjonikaj, lindur ne Laç dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Prodhim, shitje të narkotikëve”, Melsi Mita, lindur dhe banues në Tiranë, i pa dënuar më parë, Besnik Manka, lindur dhe banues ne Tirane, i pa denuar, Aureta Boja, lindur në Elbasan dhe banuese në Tiranë, Bledian Nurja, lindur dhe banues në Tiranë, i pa dënuar më parë, Domenika Doko, lindur dhe banuese në Tiranë, e pa dënuar më parë, Hajredin Sula, lindur dhe banues në Tiranë.
Sipas policisë, shtetasi Nik Gjonikaj në bashkëpunim me shtetasit Besnik Manka dhe Bledjan Nurja, sipas porosive të klientëve me qëllim prostitucioni siguronin vajza të ndryshme për këtë aktivitet kriminal kundrejt pagesës.
Pikërisht në datë 23.03.2016 ora 21:00 u dokumentua që shtetasit e mësipërm kanë ndërmjetësuar që shtetaset Domenika Doko dhe Aureta Boja të kryejnë prostitucion me shtetasit Melsi Mita dhe Hajredin Sula.
Pagesa për çdo rast prostitucioni varionte nga 100 euro ora deri në 300 euro për qëndrim për një kohë më të gjatë dhe paratë ndaheshin me tutorët e tyre të sipërpërmendur.
Policia thotë se aktiviteti i mësipërm kryhej në hotele të ndryshme të Tiranës të cilët do të procedohen nga Policia për vënie në dispozicion të ambienteve për ushtrim prostitucioni.
Diskutime rreth kësaj post