Lobimi në SHBA është dosja që do ta çojë Ilir Metën në burg. Kështu u shpreh gazetari Adriatik Doçi në Shqip nga Dritan Hila në DritareTv.
“Janë dy dosje të tjera për Metën. Në 2009-2010-ën u finalizua afera e CEZ-DIA-s. Në 2010-ën Meta bleu një apartament në Tiranë, 400 mijë euro. 200 mijë euro i ka deklaruar sikur i ka marrë kredi, shuma tjetër duket e dyshimtë. Po ashtu u ble edhe vila në Gjirin e Lalëzit që besohet se kushton disa miliona euro.
Fushatat elektorale luksoze të LSI-së, shërbimet estetike që janë bërë. Pra kemi një bum shpenzimesh për të rregulluar fytyrën, por edhe për të investuar për të blerë vila, apartamente, bizhuteri. Ka dyshime që paratë e aferës CEZ-DIA të jenë investuar në vila, apartamente dhe në fytyrën e bashkëshortes së Metës. Faturat tregojnë se ajo ka bërë shërbime estetike. Janë dy dosje të cilat janë në duart e Arben Krajës dhe Sotir Kllapit.
Njëra dosje është për shërbimet estetike për Metan dhe Kryemadhin në San Marino dhe Vjenë. Dhe dosja tjetër është për lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitet 2016-2017 janë shpenzuar për lobim mbi 1 milionë euro. Kjo është dhe dosja që do ta çojë Ilir Metën në burg, jo ajo ÇEZ-DIA në të cilën implikohet në mënyrë rrethanore por nuk dihet si SPAK-u i ka gjurmuar paratë.
Kurse në çështjen e lobimit është i implikuar drejtpërdrejt se ka qenë kryetari i LSI-së dhe kur ka qenë president e ka komanduar LSI-në. Ka patur dyshime që ka tentuar të fusë Petrit Vasilin, Endrit Brahimllarin në këtë çështje. Plasi edhe një sherr aty brenda se ata nuk pranuan.”, u shpreh gazetari.
Skema ÇEZ-DIA dhe roli i Ilir Metës!
Paraqitja e Ilir Metës në SPAK është kryelajmi që na vjen sot nga politika dhe drejtësia. Gazetari Adriatik Doçi i ftuar në Shqip nga Dritan Hila në DritareTv foli për skemën e CEZ-DIA-s dhe rolin e Ilir Metës në këtë aferë. Gazetari u shpreh se Meta përfitoi miliona euro nga kjo aferë. Doçi tregon provat dhe dëshmitë që e çuan Metën në SPAK, ndërsa shtoi se ishte miku i kreut të LRI-së, Elvis Mataj që u bë bashkëpunëtori i drejtësisë në këtë çështje.
“200 milionë euro janë vetëm borxh që ia ka dhënë ÇEZ-it, shteti shqiptar, Ministria e Energjetikes. Pasi u dha ky borxh, CEZ-i deshi t’u kthente reston këtyre. Duhet të ndaheshin lekët. CEZ-i pasi u falën paratë, instruktoi disa afera të ndryshme mes së cilave edhe CEZ-DIA, paratë kompanive të lidhura me Sali Berishën dhe Ilir Metën. DIA është kompani e Kastriot Ismailajt që do të mblidhte borxhet e CEZ-it. Por borxhet ishin komplet fiktive, paraqiste vetëm dokumente kompania DIA dhe CEZ-i kalonte lekët në llogari. Cili është roli i Ilir Metës. Administratori dhe pronari ishte Kastriot Ismailaj, miku i ngushtë i Metës. Ndërsa drejtori ekzekutiv ishte Elvis Mataj, që dyshohet se është bërë bashkëpunëtori i SPAK-ut.
Ai ishte një nga njerëzit më të besueshëm të Ilir Metës, por u zunë rrugës gjatë pazareve. Ka qenë kryetar i LRI-së në vitin 2005. Pra dy njerëzit e Metës, administrojnë kompaninë DIA. Pasi iu ndërpre kontrata DIA-s, ajo e çoi çështjen në arbitrazh. Mirë që vidhnin paratë tona, por donin ta vazhdonin vjedhjen edhe në arbitrazh. Më vonë u tërhoqën, por gjatë këtij procesi, përfaqësuesit e kompanisë që kishte kontraktuar për të mbrojtur interesat tona thanë që Ilir Meta ka kërkuar shuma të mëdha ryshfeti nga kompania DIA, deklaratë e cila u mohua nga Meta. Por është në dosje.
Jozef Hejsek që është ish-shefi ekzekutiv i CEZ-it, në procesin e arbitrazhit tha që Meta e çoi Kastriot Ismailajn në DIA, pra e prezantoi si njeriun e tij. Kjo deklaratë përkon me dy deklarata të Dritan Priftit dhe Sali Berishës. Prifti tha se Meta udhëtonte drejt Pragës pikërisht për të finalizuar këtë pazar midis CEZ-it dhe DIA-s. Sali Berisha në 2015-ën bëri të habiturin dhe i kërkonte llogari Metës duke i thënë: Kush të ka autorizuar ty të udhëtosh drejt Çekisë për të finalizuar një marrëveshje të tillë pa dijeninë time. I tha të jepte dorëheqje, të hetohej nga prokuroria etj. Këto deklarata janë në sinkron me njëra-tjetrën, që Ilir Meta ishte kumbari marrëveshjes midis CEZ-DIA.”, u shpreh gazetari.
Diskutime rreth kësaj post