Prej mëse 8 orësh në pjesën muzeale të qytetit të Gjirokastrës nuk ka energji elektrike.
Lagjet si Micite, Palorto, Partizani, Pazari i Vjetër apo Varroshi janë pa drita që nga ora 12:00 e mesditës së sotme, ndërsa OSHEE s’ka bërë asnjë njoftim për defektin që mund të ketë shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike.
Më të dëmtuarit kanë qenë bizneset e tregut ushqimor të cilët po vuajnë pasojat e mungesës së energjisë elektrike në këto ditë të nxehta të muajit korrik. /Gazeta Express
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/gjirokastra-prej-8-oresh-pa-drita-560804/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
Diskutime rreth kësaj post