Ish kryeministri Sali Berisha i është referuar ironikisht këtë mbrëmje shprehjes së famshme të kreut të qeverisë, se “punë ka, por s’ka profesionistë”.
Përmes një postimi në rrjetin social, Berisha ka bërë publik denoncimin e një qytetari, i cili i shkruan se fabrika e inaguruar nga vetë kryeministri ka falimentuar, duke hedhur në rrugë 600 punëtorët e saj.
Ja statusi i Berishës:
Falimentime dhe vetëm falimentime!
600 punëtorë hidhen në rrugë nga fabrika EuroAsia që inauguroi piktori dështak!
– Gjate inagurimit ai tha:
– Punë ka por nuk ka specialista!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Pershendetje Doktor !Euro Asia, fabrika kineze e kepuceve qe u trumpetu me te madhe nga kryeministri shqiptare tani e ka mbyll aktivitetin dhe ka hedh ne rruge mbi 600 puntore. Kjo fabrike ndodhet tek ish praktikeri tek Treshi.
Ka dite qe ka bere shkurtimet e po shpall falimentin
Ne fillim per ta trumpetuar me te madhe ua mori specialistat firmave te tjera tani i hedh ne rruge. Edi Rama po tek kjo firme pati thene: pune ka po ska specialista..Nje vit e gjysem aktivitet. Vetem makinerite qe kane hyre pa dogane per fasonet po ikin mbrapsht duhet te ishin shfrytezu te pakten per tre vjet. Kjo eshte rritja e te punesuareve sipas Qeverise se mashtrimit.”
Diskutime rreth kësaj post