Deputeti i PD-së Ervin Salianji publikoi në emisionin “Opinion” në Tv Klan një video ku në një kamer të fshehtë Fredi Alizoti, personi që sot pranon se ka aktruar zërin e Agron Xhafajt rrëfen krejt të kundërtën.
Në pamjet e transmetuara, Alizoti nuk e di se po regjistrohet thotë se është marrë në makinë nga Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe është dërguar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në mënyrë që të pranojë versionin që i shkon për shtat mazhorancës.
“Je me ne apo me ata” – i ka thënë Veliu, Fredi Alizotit. Ky i fundit thotë se e ka takuar edhe Taulant Balla me 2 persona të tjerë. Ai rrëfen se si po i bëhej presion që të pranonte se ishte ai që kishte folur si Agron Xhafaj në bisedën me Babalen.
Video:
Diskutime rreth kësaj post