Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë në Parlament, ku bëri thirrje që populli të armatoset.
“I bëj thirrje të armatosen të sigurojnë armë për të mbrojtur pasuritë e tyre sepse nuk kanë asnjë siguri. Ju garantoj se opozita dhe qytetarët janë të gatshëm dhe ju të mos gjeni vrimë miu ku të futeni. Po, po, të armatosen. Të armatosen të gjithë qytetarët. T’u japim të drejtë të gjithë qytetarëve të armatosen. Me këtë organizatë kriminale nuk ka rend e qetësi. Këta që hidhen sigurinë ia japin bandat me uniformë dhe pa uniformë”.
Pas thirrjes së Berishës, ka reaguar ashpër ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, që kërkoi që ish-kryeministri të merret i pandehur.
“Unë nuk di si ky parlament vazhdon. Nuk besoj se ka thirrje më kriminale dhe antikushtetuese sesa kaq. Është vepër penale të bësh thirrje publike për dhunë. Prokuroria të thërrasë Berishën”, tha Tahiri.
Ministri i Brendshëm theksoi se “një ish-kryeministër që bën thirrje për armatosje nuk ka ndodhur dhe nuk ndodh në asnjë vend demokratik, por në vendet e botës së tretë ku udhëheqës të tillë që rrota e fatit ti vihet kalaçafë popullit dhe në fund të karrierës së tij të bëjë thirrje për armatim.
I kërkoj prokurorisë të marrë masa për këtë njeri që ka guxim të bëjë thirrje për të armatosur qytetar.“
Diskutime rreth kësaj post