Deputeti i Partisë Demokratike, Titan Shehu, ka reguar lidhur me skandalin në spitalin Onkologjik, ku disa mjekë, tashmë të marrë nën hetim, pacientëve të diagnostikuar me tumor nuk u jepnin trajtimin e duhur mjekësor dhe i drejtonin në klinika private.
Në një reagim në rrjetet sociale, deputeti Shehu shprehet se ngjarja e fundit në spitalin Onkologjik, është sipas tij pasojë e politikave anti-humane e regjimit dhe e një shëndetësie të varfër.
Reagimi i plotë
Ngjarjet ne Onkologji, pasoje e politikave anti humane te rregjimit.
Tentativat per te anatemuar tashti mjeket e personelin, jane pasoje e frikes se rregjimit nga e verteta.
Ajo cfare ndodhi aty vjen si pasoje e vendosjes “kokeposhte” te sistemit te shendetesise.
Te nje shendetesie thellesisht te varfer e anti sociale.
Ku dhe ato vlera te pakta perfundojne per PPP korruptive.
Jo ne funksion te qytetarit e pacientit, te larguar nga ata, me vendosjen e tij ne funksion te interesave te atyre, qe nen genjeshtren “shendetesi falas” e kthyen ne nje sistem me moton:
O paguaj o vdis.
Ku vdes nga nje tromb cerebral nqs nuk paguan 30 mije E, ku duhet te presesh vite per nje proteze ose do te paguash per ate, ku vdekshmeria nga tumoret eshte 70% kundrejt realitetit 30% te BE.
Ku egziston nje amulli e vertete, ku onkologjia eshte krejt e amortizuar e mjeket vizitojne disa ne nje dhome, pacientet presin ne 40 grade nxehtesi, kemiot vijne me periudha, ku metodat moderne te trajtimit individual te tumoreve nuk aplikohen.
Ku medikamentet e sigurta gjenden vetem kontrabende se tregu, lista e rimbursimeve eshte mbushur me medikamente te origjines jo te sigurte, etj, etj.
Keto jane shkaqet e amullise se thelle, nxitese edhe e fenomeneve koruptive.
Dhe per te risjelle ne vlerat e funksionet e tij kete sistem te shkallmuar tashme..
Duhet permbysur ky rregjim, sepse ai eshte shkaktari e perfituesi i kesaj katastrofe.
Mjeket e personeli, qe ne teresi punojne me pasion e devocion jane edhe viktimat e ketij sistemi ne kolaps.
Diskutime rreth kësaj post