Gazetari Edison Vatnikaj, ka dhënë detaje në lidhje me jetën e shtetases Alma. K, e cila shfaqet në video duke kryer marrëdhënie seksuale me ish-kryebashkiakun Safet Gjici, në zyrën e këtij të fundit.
Në një intervistë televizive, ai theksoi se gruaja e cila është nënë e një fëmije në moshën 12-vjeçare, kishte shkuar shpesh në komisariat për shkak të sherreve që kishte pasur me fqinjët.
Më tej, ai theksoi Alma ishte gazetare në disa emisione investigative si dhe kishte marrë pjesë në disa fushata zgjedhore në bashki.
Sipas gazetarit, vazja në video ka thënë se ka të drjetë të ketë marrdhënie me këtë të dojë, ndërsa është shprehur e pashqetësuar për vidon erotike me Gjicin, që ka qarkulluar në rrjte sociale.
“Në Drejtorinë vendore të Policisë së Durrësit mesa kam arritur të pyes është një vajzë që shpesh shkonte në komisariat për shkak të sherreve që kishte me komshinjtë. Jeton mes Tiranës dhe Durrësit. Kam informacione që punonte në emisionet investigative në disa media. Ajo më tha që nuk është pronare e një biznesi në Tiranë. Nuk më dha një konfirmim nga SPAK. Më tha që një avokate po merret me çështjen e saj. Ajo nuk na dha përgjigjet që duam ne. Sigurisht në raport me Gjicin nuk tha se në çfarë rrethanash ka krijuar marrëdhënie me të. Kam informacione se ka qenë e angazhuar shumë në fushatën politike në disa bashki”,- tha Vatnikaj.
Rrethanat në të cilat është publikuar video erotike e Safet Gjicit, mbeten ende një mister.
Shumë thuhen lartë e poshtë, por deri në zbardhjen e rastit nga SPAK-u, asgjë nuk mund të konsiderohet e faktuar.
Pas skandalit të Gjicit, në Kukës pritet të zhvillohen zgjedhje pas një muaji e gjysmë dhe dhimbja e kokës për të majtën tani është se kush do të pranojë të zerë vendin e Gjicit të madh, ndërkohë opozita do të përpiqet të kthejë disi nderin e humbur në zgjedhjet lokle, ku u detyrua të lerë edhe një bastion si Kukësi.
Nga ana tjetër, maxhoranca po përpiqet me ndikimin e saj në media që çështjen e Gjiçit, ta trajtojë si produkt të një marrëdhënieje ordinere mes dy personash të rritur dhe jo abuzim me detyrën nga kryebashkiaku socialist i Kukësit.
Videoskandali erotik i publikuar dy ditë më parë në rrjete sociale, në të cilën shfaqej Safet Gjici, duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën përveçse i dogji karrierën politike, rrezikon që ish-kryebashkiakut t’i japë një goditje shkatërrimtare edhe në pasuri.
Menjëherë pas publikimit të videos, SPAK ka nisur hetimet ndaj Gjicit i cili mund të akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal, për veprime që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta.
Gjici ka shfrytëzuar zyrën e shtetit në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës, prandaj ai mund të dënohet për shpërdorim detyre dhe jo për korrupsion.
Ndërkaq, neni 105 i Kodit Penal, parashikon që kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale, duke shpërdoruar marrëdhëniet e varësisë ose të detyrës, dënohet me burgim gjer në tre vjet.
Por, ky nen e përfshin Gjicin vetëm nëse vajza punon në Bashkinë e Kukësit.
Deri më tani, nuk dihet nëse vajza është apo jo pjesë e administratës së Bashkisë.
Nëse SPAK do të ngrejë ndaj tij vetëm akuzën e shpërdorimit të detyrës, Gjici një nga kryebashkiakët më të pasur në Shqipëri, i shpëton verifikimit pasuror.
Në rast të kundërt, pasuria e tij do të verifikohet.
Diskutime rreth kësaj post