Një video tjetër me akuza serioze të ministrave turq dhe korrupsion në qeverinë Erdogan u “ngarkua” në mediat sociale nga shefi i mafies turke Sedat Peker, duke shkaktuar edhe një herë bujë me deklaratat e tij.
Sipas korrespodentit të SKY në Turqi Manolis Kostidis, Peker foli në lidhje me bisedën telefonike që ai bëri me Serdar Eksi, i cili është i martuar me një mbesë të Erdoganit dhe tha se u gjet një i kërkuar për krim të organizuar nga Turqia dhe Shtetet e Bashkuara në Ministrinë e Brendshme për t’u takuar me Ministrin. Sipas tij, Suleiman Soilou e thirri atë për ta ndihmuar dhe i kërkuari iku jashtë vendit.
Në të njëjtën kohë, kryemafiozi tha se deputeti i AKP-së Metin Kuluk është financuar shumë herë prej tij. “Unë i vë para në bagazhin e tij”, thotë ai tekstualisht.
SKY grek ngre dyshime dhe në lidhje me shitjen e CNN turk.
VIDEO:
View this post on Instagram
Diskutime rreth kësaj post