Qeveria shqiptare ka lidhur kontrata financiare me dyqanin që “Princi” i klanit mafioz Ndrangheta, Antonio Gallo, ka hapur në zemër të ish-Bllokut në Tiranë.
Ndryshe nga çfarë ka deklaruar kreu i qeverisë Edi Rama në konferencën për mediat pas përgjimeve që bënë bujë, i cili u shpreh se ky grup ka tentuar të bëjë biznes në Shqipëri, por nuk ia dalë mbanë, të dhënat zyrtare tregojnë një tjetër version.
Në dokumentin e siguruar nga Dosja.al në Thesarin e Shtetit, lexohet se në datën 22 dhjetor 2020, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, ka porositur e blerë rroba pune, te dyqani “Gallo Albania”, në pronësi të Antonio Gallos, me vlerë 44 mijë lekë të reja.
Sipas dokumentit zyrtar, Proces-Verbali i Kërkesës Nr. 14, është nënshkruar më 22.12.20; datë në të cilën është bërë edhe Fatura e Blerjes Nr. 270 me Nr. Serie 93733439. Marrja e porosisë është bërë më 28.12.2020 dhe pagesa nga ministria, është bërë më 21 janar 2021.
Ky dokument tregon se grupi “Ndragheta”, jo vetëm ka tentuar, por edhe vijon të ketë biznese në Shqipëri. Përveç kësaj, vetë qeveria shqiptare ka ‘bërë Pazar’ në këtë dyqan duke blerë rroba punë për punonjësit e Ministrisë për Evropën dhe Puënt e Jashtme.
Vetëm pesë ditë më parë, Rama i akuzoi gazetarët shqiptarë si jo patriotë, teksa u përgjigj për çështjen e përgjimeve të anti-mafias italiane. Kryeministri u shpreh i bindur se Ndrangheta dështoi të investonte në Shqipëri dhe se madje Gallo Albania, shiti në vitin 2018 4 mln lekë mall e doli me humbje.
Po pas këtij dokumenti nga Dega e Thesarit, çfarë ka për të thënë kryeministri Rama?
Diskutime rreth kësaj post