Emisioni investigativ “STOP”, ka denoncuar mbrëmjen e sotme, një regjistrim audio mes ministrit Ilir Beqaj dhe ish-drejtorit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në Tropojë, Çlirim Hadarmataj.
Nga denoncimi i z.Hadarmataj, mësohet, se ai është pushuar nga puna pasi nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e partisë, Asamblesë së zgjeruar, thirrur nga ministri Beqaj në Tiranë.
Ish-drejtori Hadarmataj, bën me dije, se ky pushim nga puna është realizuar pa asnjë vërejtje apo masë disiplinore të ardhur kundrejt tij nga Ministria e Shendetsise.
Në regjistrimin audio, dëgjohet, ministri Beqaj teksa i kërkon llogari ish-drejtorit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor Tropojë për arsyen e mosardhjes në mbledhje. Ish-drejtori Hadarmataj i thotë se nuk pata mundësi të vija për arsye personale.
Beqaj këmbëngul se pse nuk u njoftua për mosardhjen e tij në mbledhje, pavarësisht, se ish-drejtori Hadarmataj nuk kishte një numër kontakti të ministrit.
Biseda…
Ministri: Pse nuk më njoftove mua para mbledhjes se nuk vij dot në mbledhje.
Drejtori: Nuk kisha pikë kontaki me ju z.ministër.
Ministri: Nuk e ndjeje se do të vije sot në mbledhjen e Asamblesë.
Drejtori: Nuk kisha mundësi që të tregoja ty, nuk kisha kontakt.
Ministri: Ti e di që jam i deleguari i partisë?
Drejtori: E di, po nuk kisha mundësi kontakti. Z.Ministër, ne jemi bashkë për një qëllim, për Partinë Socialiste.
Ministri: Unë po të them, të uroj suksese në jetë.
Diskutime rreth kësaj post