Për dhunën e përdorur në Pallatin Mbretëror nga familjet Zaharia dhe Zogu ka reaguar dhe deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Vasili fajëson policinë e ministrit të Brendshëm Taulant Balla të cilët shpërndanë pa asnjë autorizim videon se çfarë ka ndodhur në Pallatin Mbretëror mes Elia Zaharias, Gjergj Zaharias dhe Princit Leka Zogu.
Postimi i plotë i Vasilit:
“Policia e Balles nxjerr videon e princ Lekes per devijuar vemendjen e nga horrlleqet e qeverise!
Poshtersia e rilindasve nuk ka kufi.
Video e nje konflikti te brendshem familjar te Oborrit Mbreteror qe u dorezua ne Polici, i jepet mediave nga vete policia dhe hidhet e mbush rrjetet sociale tej e ndane.
Kjo lukuni horrash ne pushtet perdorin cdo gje per te devijuar sado pak vemendjen e opinionit mga krimet shteterore te tyre.
Faqe e zeze per Taulant Ballen dhe policine e tij qe perdorin poshtersisht nje drame familjare te nje familjeje shume te njohur ne Shqiperi.
Hajde besoji ketij Ministri si Balla dhe kesaj Ministrie te Brendeshme e Policie horrash se Polici Shteti nuk mund te quhet më.
Kjo Ministri e Brendeshme eshte shembulli i imoralitetit ligjor dhe moral me te felliqur.
Keta horra duhet te largohen si pazarxhinj te ndyre te autoritetit shteteror dhe shnderrimin e Policise ne kuplara politike rilindase.
Ptu farë e keqe.”, ka shkruar Vasili.
Diskutime rreth kësaj post