Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endri Braimllari ka komentuar mbrëmjen e sotme në një emision televiziv në lidhje me çështjen e inceneratorëve, ku ka kërkuar që SPAK të ndërmerrte veprime konkrete dhe të krijonte besim tek qytetarët.
Mes të tjerash, Braimllari tha se kryebashkiaku, Erion Veliaj nuk do arrinte të kandidonte në zgjedhjet e ardhshme lokale pasi do të ishte nën hetim.
“Unë kam një apel për SPAK-un. Sot shqiptarët presin që SPAK të kryejë veprimet e duhura, të thellojë hetimin. Rilindja jo vetëm që përdori inceneratorët për të ndryshuar rezultatin duke fituar mandatin dhe tashmë tenton që çështjen ta mbajë të izoluar vetëm te dy persona. Aty minimumi ka përgjegjësi, Edi Rama, Ëngjëll Agaçi dhe Veliaj.
SPAK për të krijuar besueshmërinë tek qytetarët, duhet t’i shkojnë deri në fund. Veliaj deri në zgjedhjet e ardhshme lokale, nuk do jetë në gjendje të kandidojë por madje do jetë në hetim edhe për faktin se krytari i tij, Edi Rama po i lëshon të gjithë sepse po ngushtohet rrethi. Absurde është që edhe pas 8 apo 9 viteve qeveri, ai del para opinionit publik sikur nuk ka asnjë përgjegjësi”– u shpreh Braimllari.
Diskutime rreth kësaj post