Një incident i pazakontë ndodhi mbrëmë në fillim të ndeshjes mes Francës dhe Shqipërisë. Teksa pritej të ekzekutohej himni shqiptar, u luajt ai i Andorras.
Kaq mjaftoi që lajmi të merrte dhenë duke bërë një bujë të madhe në mediat ndërkombëtare si dhe në rrjetet e ndryshme sociale. Megjithatë, Skandali nuk pritet të kalojë pa pasoja për Francën
Në bazë të rregullores për raste të tilla, Federata e Futbollit të Francës pritet të ndëshkohet me një gjobë të majme për shkak të mangësive në organizimin e ndeshjes ndërkombëtare.
Takimi i luajtur në “Stade de France” në Paris nisi me 6 minuta vonesë, pasi në vend që të ekzekutohej himni i Shqipërisë, u vendos për pak çaste ai i Andorrës.
Kombëtarja nuk pranoi ta niste lojën derisa të ekzekutohej himni shqiptar. Gafa vazhdoi edhe me spikerin nga fonia e stadiumit, i cili kërkoi ndjesë për Armeninë dhe jo Shqipërinë.
Diskutime rreth kësaj post