Botërori i ardhshëm në vitin 2022 është zgjedhur të zhvillohet në Katar por së fundmi mediat britanike kanë nxjerrë një skandal ku thuhet se këto zgjedhje janë manipuluar.
Raportimet vijojnë duke thënë se Katari ka punësuar agjentë të CIA-s dhe një kompani PR që të lobojnë për të.
Pas këtij skandali ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Anglisë, Lord Triesman, ka thënë se nëse këto akuza vërtetohen vendi pritës i Botërorit atëherë do të jëtë Anglia.
“Nëse vërtetohet se Katari i ka shkelur rregullat e FIFA-s, atëherë ata nuk mund ta mbajnë Kupën e Botës. Do të ishte gabim nëse FIFA nuk do të rishqyrtonte aplikimin e Anglisë në këto kushte”, ka thënë Triesman.
Diskutime rreth kësaj post