Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Dorian Duçka, “personi B” që përmendet në akt-akuzën ndaj ish agjentit të FBI, Charles McGonigal dhe ish këshilltar informal i kryeministri Rama, është kthyer në Shqipëri.
Hoxha tha se Duçka ndodhet në Tiranë dhe se është një qytetar i lirë, ndaj të cilit nuk ka ndonjë akuzë.
“Dori ka ardhur, ka 48 orë në Shqipëri, e takova. Është qytetari i lirë”, tha Hoxha.
Kujtojmë se Duçka, sipas akt-akuzës ndaj McGonigal, ndër të tjera ka qenë pjesëmarrës në një takim mes ish agjentit të FBI, kryeministrit Rama dhe Agron Nezës.
Hoxha deklaroi se Agron Neza, “personi A” i akt-akuzës është gjithashtu një person i lirë dhe nuk ka asnjë akuzë.
“Aq herë sa ka ardhur (Charles McGonigall) i ka shfrytëzuar mirë ditët. Ti the pse me zotin Gjici? Atë natë nuk kanë dashur të paguajnë darkën, edhe ja kanë hequr lekët e darkës. Edhe për kaq mund ta kenë bërë. Sepse Charlin, Personi A, e ka ulur me Safetin, pra Neza. Sigurisht ka bërë takime të rëndësishme dhe ne na interesojnë takimet që ka bërë me zyrtarë të shtetit, duke filluar nga kryeministri”, deklaroi gazetari.
Diskutime rreth kësaj post