Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi në një takim me strukturat e LRI në Korçë ka folur sërish për protestën e studentëve dhe atë të banorëve të “Unazës së Re”.
Kryemadhi tha se kompania ‘Vëllezërit Hysa’ u treguan bamirës dhe kërkuan që ta ndërtojnë projektin e “Unazës së Madhe” falas, por sipas saj, kryeministri Edi Rama nuk pranoi duke ia dhënë tenderin kompanisë DH-Albania.
Gjithashtu kryetarja e LSI i bëri thirrje qytetarëve dhe pedagogëve t’i bashkohen protestës së studentëve.
‘Keni dëgjuar për vjedhjen e Unazës së Re, Edi Rama thotë se ishte mashtrim, por ai i mashton shqiptarët, pasi ishin banorët që protestuan në mënyrë stoike për një muaj e gjysmë, derisa u zbulua afera korruptive e Ramës.
‘Vëllezërit Hysa’ janë treguar bamirës për të ndërtuar Unazën e Re falas, ky mund t’ia jepte Unazën e Re vëllezërve Hysaj dhe të shpëtonte 40 mije euro dhe këto para ti investonte për të ardhmen e studentëve. Por nuk e bëri se ky mashtuesi nuk ka bërë asgjë për studentët.
Nga Korça i bëj thirrje këtyre pedagogëve të nderuar nëse kanë pak dinjitet t’i bashkohen studentëve që t’i kthejnë nderin univeristetit dhe stafit pedagogjik. T’i bashkohen studentëve të cilët nuk kërkojnë politikë, pasi janë vetë politika ata e bëjnë vetë politikën’, tha Kryemadhi.
Kujtojmë se kompania ‘Vëllezërit Hysa’ është përfolur në disa skandale.
Diskutime rreth kësaj post