Kryeministri Edi Rama hodhi dyshime të forta se pagat e mbi 600 mijë shqiptarëve kanë dalë nga dora e njeriut. Në një konferencë nga Kryeministria, Rama ishte me Drejtoreshën e AKSHI-t, Linda Karçanaj.
Ajo në sqarimin e saj, Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Linda Karçanaj, tha pagat e qytetarëve shqiptarë nuk kanë dalë nga platforma “E-Albania”.
Deklarta e Karçanajs:
“E kam shumë të rëndësishme të sqaroj qytetarët se eA-Albania është një sistem i sigurt, të përdorin në mënyrë të sigurt sistemin. Platforma mirëmbahet nga Microsoft duke mundësuar një siguri të plotë të informacionit aty.
Kryefjala jonë në të ardhmen është “BlockChain”, të cilin do ta përdorim për sistemin e pronave, duke i bërë ato të pandryshueshme edhe nga personat e kadastrës, por edhe nga sulme mbi sistemin. Kemi kaluar nga 6 regjistra që flisnin mbi njëri tjetrin në 30 të tilla.
Për fat nga marrëveshja e tetorit do të përfitojmë të kemi një marrëveshje me “Johns Group International”, kam parë prezantimet e para të out-put-eve, kjo do të ndihmojë për certifikimin e të gjithave sistemeve me ISO.
Desha të theksoj se AKSHI eka qendrën të verifikuar me ISO 701 për sigurinë e informacionit dhe ISO 901 për menaxhimin e informacionit. Sistyemi i tatimeve nuk është i certifikuar nga ISO por jemi në proces”, tha Karçanaj.
Diskutime rreth kësaj post