Qeveria duket se nuk e ka nisur me këmbë të mbarë këtë vit të ri. E themi këtë sepse edhe pse jemi në datë 8 janar, mësuesit, por jo vetëm nuk kanë marrë ende rrogën e dhjetorit, ndonëse paga duhet të kalonte që në datën 4 janar.
Vonesa e dhënies së pagave është kaluar në heshtje, pasi nga Ministria e Arsimit dhe ajo e Financave nuk ka asnjë sqarim lidhur me këtë vonesë, shkruan Faxweb.
Mësuesit kanë pritur që rroga mund të hidhej sot, por ende nuk ka kaluar asgjë, ndërsa në të gjithë vendin janë 36 mijë mësues.
Ky denoncim është bërë edhe ditën e djeshme nga deputetja demokrate dhe pedagogia e Fakultetit të Shkencave Sociale, Grida Duma, e cila pohoi se as asaj vetë nuk i ka kaluar paga.
Diskutime rreth kësaj post