Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të dalë sot në një konferencë të jashtëzakonshme për skandalin e publikimit të pagave të qytetarëve.
Rama pritet të dalë në konferencë për shtyp me drejtoreshën e Përgjithshme të AKSHI-t Linda Karçanaj në orën 12:30 në kryeministri.
“Ne oren 12:30 Kryeministri Edi Rama dhe Drejtoresha e Pergjitshme e AKSHI, Mirlinda Karcanaj konference per shtyp ne Kryeministri”, njofton kryeministria.
Më herët gjatë ditës së sotme zyrat e shtypit të kreut të qeverisë njoftoi mbledhjen e qeverisë që do mbahet në mesditë dhe konferencën e përjavshme të ministrave për njoftimin e vendimeve.
Por në momentin e fundit, pati një ndërrim axhende dhe dalja e ministrave u anulua për shkak të konferencës së kryeministrit.
Diskutime rreth kësaj post