Inxhinieri për sigurinë kibernetike, Erjon Hasanaj u shpreh në emisionin “Mirëmëngjes” se të dhënat për pagat mund të jenë bërë publike nga një person i brendshëm në sistem.
“Nuk ka dalë asnjë raport zyrtar, por sipas indikatorëve të deritanishëm të gjitha gjasat janë që është një kërcënim i brendshëm, i kryer nga një person i brendshëm që ka pasur akses në sistem”, u shpreh ai.
Eksperti tha se numri i ID është një e dhënë sensitive që mund të keqpërdoret nga persona apo edhe nga shtete të tjera.
“Kjo çon në atë që quhet vjedhje e identitetit, mund të hap llogari në identetin tuaj. Këto të dhëna mund të jenë një aset shumë i çmuar për shtete apo organizata që nuk na duan të mirën”, tha më tej eksperti.
Ai shtoi se përmes numrit të ID, mund të krijohet një identitet i ri, ku mund të kesh akses në të dhënat bankare apo në e-Albania.
“Me vjedhjen e identitetit dëmi që mund të bëhet është i pafundëm”, tha eksperti.
Diskutime rreth kësaj post