Nuk janë të rralla rastet kur drejtues të mediave të ndryshme në vend për më shumë klikime dhe lexime abuzojnë hapur me shkrimet e tyre dhe gjejnë mënyrën më të ulët për tu mbrojtur kur vihen me shpatulla pas murit teksa përballë shikojnë një fletë-thirrje për në gjyq.
Një rast i fundit ka ndodhur në mediat shqiptare, në një prej portaleve të rinj që qarkullon, siç është ‘Tirana Post’ e drejtuar nga gazetarja Mira Kazhani.
Një shkrim i botuar në këtë portal në lidhje me një foto të publikuar nga Ledion Liço së bashku me të birin gjatë një vizite në muzeun e gjetheje në Tiranë, duket se i ka kushtuar shtrenjtë ish gazetares së Top Channel.
Në lajmin e postuar në këtë portal theksi vihej pikërisht te fakti që një foshnje e vogël siç është edhe djali i Ledionit, London Noor nuk duhet kurrsesi që të shikojë pamjet që i ofronte muzeu i gjetheve në Tiranë, ku më së shumti ekspozohen pajisje apo dhe fakte rreth komunizmit të egër që ka kaluar vendi ynë.
Duke e parë të arsyeshme në këndvështrimin e tij ky portal e publikon shkrimin bazuar në foto, por më pas ndeshet me një padi të ngritur nga Liço dhe avokati i tij pasi shkrimi nuk kishte aspak lidhje me foton e fundjavës që vetë Ledioni kishte shpërndarë në profilin e tij në Instagram së bashku me të birin.
Avokati i Liços i ka dërguar në zyrë padinë gazetares Kazhani, ku siç mëson “Gazeta Express” nëpërmjet saj Liço kërkon një ndjesë publike nga ana e këtij portali për shkrimin e botuar dhe jo dëmshpërblim monetar.
Duke dashur që kjo kërkesë të mos realizohej, pra duke bërë pak a shumë një përgënjeshtrim të asaj çfarë është shkruar në shkrim, Kazhani e ka parë të arsyeshme që të ndërhyrë në shkrim me një fjali të vetme duke ia ‘faturuar’ shkrimin portalit të “Gazeta Express”, i cili po ashtu foton e Ledionit e ka bërë lajm, por me një përmbajte krejtësisht tjetër.
Ky ishte versioni i parë.
Por në një version tjetër të “Tirana post” shkrimi i botuar në fillim është fshirë dhe është hedhur lajmi i “Gazeta Express” që në fakt ishte një foto-lajm pa i hyrë detajeve të përshkrimit të muzeut apo dhe faktit që një foshnje nuk ka pse shkon në një muze të tillë.
Për këtë “Gazeta Express” ka prova që janë lehtësisht të verifikueshme.
Së pari shkrimi i botuar në “Gazeta Express” (linku: https://www.gazetaexpress.com/r…nuk kishte në përmbajtje përshkrimin e ambienteve të muzeut siç ishin bërë në shkrimin e parë të botuar në “Tirana Post”, e cila kishte zgjedhur si shpëtim pikërisht portalin tonë për t’i shpëtuar padisë.
Dhe së dyti nisur dha nga “profesionalizmi” i gazetares Kazhani nëse shkrimi i referohet një media tjetër, ai botohet i plotë siç është me citimin e medias (burimi nga është marrë shkrimi) ku në rastin konkret te lajmit, te pare, ajo i ishte referuar “Gazeta Express” vetëm në fjalinë (atë për të cilën Ledioni ka kërkuar edhe ndjesë publike) ndërsa përmbajtja vijuese e shkrimit ishte lënë siç ishte botuar në fillim në portalin e Kazhanit.
Gjithkush që ka disa vite karrierë në gazetari, e kupton fare mirë marifetin e përdorur në këtë rast nga portali i “Tirana Post”, për t’i shpëtuar padisë që në këtë rast faktet janë ato që nxjerrin zbuluar edhe këtë skandal abuziv në emër të “Gazeta Express”.
Gjithsesi ky abuzim nuk e shpëton aspak Kazhanin dhe portalin që drejton që ta konsiderojë të fituar ‘betejën’ me Ledion Liçon pasi ai e ka kërkuan ndjesë publike pikërisht për shkrimin e në versionin e parë të botuar në “Tirana Post” dhe jo atë të dytë që ky portal mesa duket e ka zgjedhur që ta zëvendësojë me shkrimin e botuar në “Gazeta Express”. Nëse padia do të ishte bazuar mbi këtë shkrim në versionin e dytë atëherë e njëjta do të kishte mbërritur edhe në redaksinë tonë, gjë që nuk ka ndodhur.
Do të ishte më mirë që “Tirana Post” t’i referohej “Gazeta Express” që me lajmin e parë dhe mos ta përdorte në këtë rast si rrugë shpëtimi kundër padisë së ngritur nga Ledion Liço.
Diskutime rreth kësaj post